Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e sotme në Durës, ku pushimet u kthyen në tragjedi për një familje. Babai bashkë me vajzën u mbytën në Rrushkull.
Sipas policisë së qytetit bregdetar, rreth orës 18:00 të ditës së sotme në Rrushkull 44 vjeçari me inicialet Dh.B. bashkë me vajzën e mitur M.B. 9 vjeçe u futën për t’u larë në det.
Fatkeqësisht i ati nuk doli më i gjallë nga uji, ndërsa vajza u dërgua me urgjencë në spital, por nuk arriti që të mbijetonte duke ndërruar jetë disa minuta më pas.
“Në lidhje me informacionin e më sipërm ku humbi jetën duke u larë në det shtetasi Dh.B.,44 vjeç, ju bëjmë me dije se ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Durrës edhe shtetësja e mitur M.B., 9 vjeçe”, njoftoi policia.
Ndërkaq, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje të rëndë.
Njoftimi i mëhershëm i policisë:
Durrës/Informacion paraprak Më datë 26.08.2020, rreth orës 18:00, në Rrushkull, Durrës, shtetasi Dh.B., 44 vjeç dhe shtetësja e mitur M.B., 9 vjeçe, (baba dhe vajzë), dyshohet se janë futur duke u larë në det, e për pasojë ka ndërruar jetë shtetasi Dh.B., ndërsa shtetësja M.B., ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë, ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Këtë sezon turistik janë mbytur disa pushues në vijën tonë bregdetare.