Tragjike në Indonezi/ 30-vjeçari gëlltitet nga pitoni 7 metra i gjatë, dalin pamjet nga nxjerrja e trupit të pajetë nga gjapri (VIDEO)

0

INDONEZI- Një 30-vjeçar humbi jetën tragjikisht në Indonezi pasi një piton e gëlltiti atë. Fermeri 30-vjeçar dhe baba i tre fëmijëve, i quajtur Peco u gjet i vdekur në barkun e një pitoni shtatë metra të gjatë në rrethin Luwu, fshati Mamea.

Sipas Daily Mail, burri kishte shkuar për të mbledhur lëngje për prodhimin e sheqerit kaf, kur pitoni u nis drejt tij dhe e vrau. Peco u kërkua nga kunati i tij i cili pa pitonin me barkun e fryrë dhe thirri autoritetet.

“Ne bënim shaka se një gjarpër mund të na hante natën. Është një rrezik që të gjithë e dinë”, tha kunati i 30-vjeçarit.

Indonezia është shtëpia e disa prej pitonëve dhe krokodilëve më të mëdhenj në botë. Vitet e fundit, numri i sulmeve ndaj njerëzve është rritur me rritjen e plantacioneve të fermerëve. Në gusht 2024, 57-vjeçari Hapsa u vra nga një piton i madh ndërsa punonte në një fermë në provincën Jambi. Gjithashtu 74-vjeçarja Maga kishte shkuar në malet e Sumarambu kur u mbyt nga një piton. Në korrik 2024, 30-vjeçari Siriati u vra nga një sulm pitoni në Sulawesi të Jugut, ndërsa në qershor, 50-vjeçarja Farida u vra gjithashtu nga një piton në Kalempang.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu