Vjedhja kthehet në tragjedi. Shqiptari vritet nga pronari i shtëpisë në Itali (Video, Emri)

0

Hyri për ta vjedhur, por vritet nga pronari i shtëpisë.

Pronari i një banese ka vrarë një shqiptar që hyri në shtëpinë e tij për vjedhur.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 25 tetorit në Santopadre të Frosinones.

Policia italiane ka zbuluar identitetin e vërtetë të viktimës së grabitjes që u kthye në tragjedi.

Viktima u identifikua si Arbër Xheleshi, 38 vjeç. Identiteti iu zbulua anë të shenjave të gishtërinjve, pasi viktima nuk kishte asnjë dokument me vete.

Shqiptari dhe 3 persona të tjerë kishin shkuar për të grabitur shtëpinë e një shitësi duhani kur janë pikasur.

Ngjarja ka ndodhur në qendër të zonës së Santopadres, në Frosinone. Shqiptari ishte qëlluar në rrugën hyrëse të shtëpisë, nga pronari i banesës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu