Tragjike në Kamëz/ Automjeti aksidenton për vd’ekje 2-vjeçarin, drejtuesi zhduket nga vendngjarja

0

KAMËZ- Një aksident me pasojë vdekjen e një fëmije 2-vjeçar është regjistruar në Kamëz. Mësohet se ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme ku një automjet, me drejtuesin ende të pa idnetifikuar ka përplasur të miturin. Bëhet me dije se rrreth orës 17:30, në Spitalin e Traumës, familjarët kanë dërguar për mjekim fëmijën i cili nuk ka mundur të mbijetojë.

Njoftimi:

Kamëz/Informacion paraprak

Rreth orës 17:30, në Spitalin e Traumës, familjarët kanë dërguar për mjekim një të mitur rreth 2 vjeç, të cilin e ka aksidentuar në Kamëz një automjet me drejtues ende të paidentifikuar.

Si pasojë i mituri ka ndërruar jetë në spital. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë e rrethanave të rastit.