Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në një maternitet në Tivauan, Senegal.
Njëmbëdhjetë foshnja kanë humbur jetën si pasojë e zjarrit në qytetin Tivauan. Sipas raportimit të medieve të huaja, zjarri ka shpërthyer në departamentin e maternitetit.
Raportimet paraprake bëjnë me dije se zjarri është shkaktuar nga një qark i shkurtër elektrik. Tre foshnja kanë arritur të shpëtohen nga zjarri, kanë thënë autoritetet lokale.
Zjarri është përhapur shumë shpejt dhe shërbimet e emergjencës janë ende në vendin e ngjarjes. ndërsa, spitali është inauguruar së fundmi
Presidenti i vendit, Macky Sall, u ka shprehur ngushëllime nënave dhe familjarëve të foshnjave.
“Situata është shumë fatkeqe dhe jashtëzakonisht e dhimbshme”, ka thënë ministri i Shëndetësisë, Abdoulaye Diouf Sarr.