Tragjike në Tiranë, shoferi përplas për vdekje një 7-vjeçar!

0

Një aksident me pasojë vdekjen është shënuar këtë të martë në rrugën “Kastriotët”, në kryeqytet.

Drejtuesi i një automjeti, ende i paindentifikuar ka përplasur një fëmijë rreth moshës 7-vjeç dhe është larguar nga vendngjarja.

Pavarësisht ndihmës së dhënë i mituri ka ndërruar jetë në spital.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 11:20, në rrugën “Kastriotët”, një automjet me drejtues ende të paidentifikuar, ka përplasur një shtetas të mitur rreth 7 vjeç, dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit.

Si pasojë, i mituri ka humbur jetën në spital.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit, si dhe për sqarimin e rrethanave të aksidentit.