Tragjike, shembet pallati, humbasin jetën 6 persona

0

Gjashtë persona u vranë dhe një tjetër u plagos kur një ndërtesë pesë-katëshe u shemb në Kajro , sipas zëdhënësit të Ministrisë egjiptiane të Shëndetësisë, Hossam Abdel-Gafar.

Tragjedia ka ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen El-Waili të kryeqytetit egjiptian.

Një ekip ekspertësh nxituan për të kontrolluar sigurinë e ndërtesave fqinje, ndërsa ekipet e shpëtimit po kryenin hetimet për të gjetur çdo të bllokuar në rrënoja.

Ndërtesa që u shemb ishte shumë e vjetër dhe autoritetet kishin urdhëruar rinovimin e saj , por pronari nuk u përgjigj, sipas raportimeve të mediave egjiptiane.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu