Tragjike/ Tornado vret të paktën 70 persona në SHBA

0

Guvernatori i shtetit amerikan të Kentakit ka thënë se më shumë se 70 njerëz u vranë nga tornadot të premten mbrëma.

Andy Beshear tha se shifra mund të rritet në më shumë se 100 në ato që ai i quajti tornadot më të këqija në historinë e shtetit.

Dhjetëra dyshohet se kanë vdekur brenda një fabrike qirinjsh në qytetin Mayfield.Të paktën pesë njerëz vdiqën pasi tornadot shkaktuan kërdi në shtete të tjera, duke përfshirë një në një magazinë Amazon në Illinois.

Zoti Beshear ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në Kentaki. Më shumë se 100 njerëz ishin brenda fabrikës Mayfield kur tornado goditi, tha ai.

“Ne besojmë se do të humbasim të paktën dhjetëra nga ata individë,” shtoi guvernatori.

Presidenti i SHBA Joe Biden shkroi në Tëitter se ai ishte informuar për tornadot të shtunën në mëngjes.

“Të humbasësh një të dashur në një stuhi si kjo është një tragjedi e paimagjinueshme,” tha ai. “Ne po punojmë me guvernatorët për t’u siguruar që ata të kenë atë që u nevojitet ndërsa kërkimi për të mbijetuarit dhe vlerësimet e dëmeve vazhdojnë.”

Policia tha se tornado shkaktoi “dëme të konsiderueshme” në të gjithë pjesët perëndimore të shtetit. Një tren doli nga shinat gjatë erërave ekstreme në Hopkins County, tha sherifi Matt Sanderson për ËKYT-TV.

Ai gjithashtu përshkroi se si dy fëmijë u raportuan të zhdukur gjatë një tornadoje, por më pas u gjetën në një vaskë që ishte nxjerrë jashtë nga forca e erës.

“Kishte dy fëmijë në zonën e Barnsley që ishin të zhdukur dhe ata u gjetën në një vaskë jo aty ku shtëpia ishte fillimisht,” tha ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu