Tragjike/ U përplasën me motor, pas shokut, ndërron jetë dhe 13-vjeçari

0

Është rënduar bilanci nga aksidenti që ndodhi mbrëmjen e kaluar në qytetin e Durrësit. Pas mikut të tij, 13-vjeçari i cili u dërgua me urgjencë në spital ka ndërruar jetë.

Ngjarja tragjike ndodhi në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në Durrës. Dy të miturit, me inicialet F.K dhe D.H ishin duke lëvizur me një ciklomotor, kur u përplasën nga një automjet me drejtues personin me inicialet Xh. M. Ende nuk ka një informacion të saktë se çfarë e shkaktoi aksidentin, mirëpo grupi hetimor ende po heton shkaqet.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu