Trajneri Ilir Daja goditet me shishe në kokë, reagon klubi i Ballkanit: U gjuajt nga vëllai i një zyrtari të Prishtinës

0

Trajneri Ilir Daja u godit me shishe në kokë gjatë ndeshjes së djeshme mes Ballkanit dhe Prishtinës.

Vetë trajneri bëri me dije se në kohën kur po luhej ndeshja ndërsa ishte në bankinë, ndaj tij kishte shumë fyerje nga tribuna qendrore. Më pas u godit edhe me një shishe në kokë. Klubi bën me dije ditën e sotme, se goditja erdhi nga vëllai i një zyrtari të Prishtinës.

FC Ballkani e dënon këtë akt sulmi ndaj trajnerit dhe bën thirrje nga organet kompetente ta hetojnë deri në fund atë.

Reagim!
Klubi i Ballkanit i ka marr me shqetësim skenat që ndodhën mbrëmë në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet, në ndeshjen naj Prishtinës.
Trajneri ynë, Ilir Daja, ka qenë cak i sulmeve të vazhdueshme verbale por edhe fizike nga persona që në stadium nuk ishin për futboll, por me qëllime të tjera jo sportive.
Në përfundimin e pjesës së parë, vëllau i një zyrtari të klubit vendas, ka hedhur shishe në drejtim të trajnerit Daja. Duke mos u ndalur me kaq, e fatkeqësisht para syve të sigurimit, ai dhe disa të tjerë në vazhdimësi kanë qëndruar mbi bankinën ku ishte skuadra jonë, duke ofenduar e kërcënuar trajnerin dhe stafin tonë teknik.
Fc Ballkani është i indinjuar nga kjo ngjarje, andaj kërkon nga organet kompetente si brenda ashtu edhe jashtë Federatës, që ta trajtojnë me seriozitet këtë situatë sepse futbollin të cilin po mundohemi ta dërgojmë sa më shumë përpara, gjërat e tilla e kthejnë prapa.
Puna e madhe e Fc Ballkanit, përfshi trajnerin Daja dhe futbollistët tanë, i ka sjellur dobi krejt ekipeve të Superligës, në këtë rast edhe vetë Prishtinës, andaj është e pakuptueshme që të lejohen lëshime të tilla.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu