TIRANË- Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në hapjen e rezidencës artistike, “Vila 31 x Art Explora”, ish-vila e diktatorit Enver Hoxha. Kryeministri gjatë fjalës së tij, ndau një përvojë personale nga një qendër arti në Paris ku iu vu gjobë se bëri pis parketin me bojë.
“Unë e kam kaluar një eksperiencë të ngjashme, jo në një godinë si kjo kaq speciale, por në qendrën Ndërkombëtare të Arteve në Paris, kur erdha këtu mu kujtua që kur mbarova qëndrimin atje më vunë dhe një gjobë se kisha bërë pis me bojë parketin, ju duhet të siguroheni që duhet të vihet një gjobë e tillë, se u sigurova kur po shikoja gjithë këto parkete, duhet vënë ajo gjoba se kishin të drejtë francezët që e kishin me gjobë, ishte goxha gjobë, më ka dhembur shumë në atë kohë, duhej ta paguaja,” tha Rama.