Dy persona janë arrestuar nga policia e Tiranës për shkak të dyshimeve për shitje të lëndëve narkotike. Operacioni, i koduar “The Bag”, u organizua nga Komisariati i Policisë Nr. 5 në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, pas informacionit se dy shtetas do të transportonin kanabis me qëllim shitjen.
Si rezultat i operacionit, u arrestuan E. Ç., 18 vjeç, dhe A. N., 26 vjeç. Ata u kapën në flagrancë në fshatin Zall Mner me një çantë që përmbante rreth 675 gramë lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa.
Materialet e rastit janë dorëzuar në Prokurori për veprime të mëtejshme ligjore.





