Transportonin drogë/ Goditet grupi i trafikantëve në Gjirokastër, dy të arrestuar

0

GJIROKASTËR- Dy persona me precedentë penalë në fushën e narkotikëve janë arrestuar në Gjirokastër.

Në një automjet tip “Jaguar” që drejtohej nga 50-vjeçari, në urën e Kardhiqit, u gjetën 2 thasë me rreth 15.8 kilogramë kabanis.

Nga hetimet paraprake dyshohet se lënda narkotike po transportohej me qëllim trafikimin.

Për këtë u prangos dhe një 31-vjeçar tjetër.

Ai lëvizte me një automjet tip “Mini Cooper”, me të cilin monitoronte rrugën ku kalonte automjeti me lëndën narkotike, me qëllim shmangien e shërbimeve të Policisë.

Sakaq, janë sekuestruar 2 thasë me rreth 15.8 kilogramë kanabis, 2 automjete tip “Jaguar” dhe “Mini Cooper” dhe 6 celularë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu