Transportonte emigrantë të paligjshëm, i riu s’i përgjigjet urdhrit të policisë, i jep gaz makinës, por përfshihet në aksident

0

Një aksident është regjistruar sot në aksin rrugor Kakavije-Gjirokastër. Ngjarja ndodhi rreth orës 19:20, në afërsi të lagjes “Kordhoc”.

Burime zyrtare bënë me dije se shërbimet e policisë kanë konstatuar automjetin tip “Benz”, që drejtohej nga shtetasi A. K., 20 vjeç, banues në Tiranë, i cili dyshohej se transportonte emigrantë të paligjshëm. Shërbimet e policisë i kanë bërë shenjë për të ndaluar por drejtuesi i mjetit nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë duke shtuar shpejtësinë e mjetit.

Për pasojë në vendin e quajtur “Uji i ftohtë”, Tepelenë mjeti tip “Benz” ka dalë nga rruga dhe si rezultat kanë mbetur të dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe 3 emigrantë të paligjshëm që ndodheshin në mjet, të cilët janë transportuar për në Spitalin Rajonal Gjirokastër, pa probleme për jetën.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu