Trazirat në Francë/ Mbi 450 të arrestuar, 903 vatra zjarri, pankartat: Të heqim kokën e Macron

0

FRANCË- Trazirat në rrugët e Francës nuk kanë të mbaruar. Qeveria franceze po përpiqet të kontrollojë turmën që po shkakton trazira mbarëkombëtare. Grumbullimet e mbeturinave të lëna nga njerëzit, janë kthyer në barrikada të improvizuara për protestuesit por nga ana tjetër i kanë dhënë një pamje të shëmtuar Parisit.

Demonstratat, të nxitura nga përpjekja e presidentit Emmanuel Macron për të rritur moshën e pensionit nga 62 në 64, janë kthyer të dhunshme në dhjetë ditët e fundit.

Bashkisë së Bordosë iu vu flaka dy ditë më parë e në të gjithë Parisin u ndezën më shumë se 903 zjarre. Një figurë e presidentit, i cili është krahasuar me një monark me ‘përçmim’, është djegur.

Mbishkrime kërcënuese u vendosën rreth Place de la Concorde në kryeqytet, ku shkruhej “Vdekje mbretit” dhe “Heqja e kokës së Macron”.

Më shumë se 450 demonstrues u arrestuan dy ditë më parë. Ngjarjet në Paris ishin kryesisht paqësore, por në disa raste u bënë edhe të tensionuara, pas përfshirjes së Policisë në zonat e Nantes, Rennes dhe Lorient.

Udhëtimi me tren dhe ajror është ndërprerë, puna në rafineritë e naftës është pezulluar si dhe shkollat ​​janë mbyllur pasi mësuesit i janë bashkuar protestave. Kujtojmë se edhe Kulla Eifel dhe Pallati i Versajës janë të mbyllura.

Grevat kanë shkaktuar përçarje të gjerë në Francë, megjithatë Macron u zotua se qeveria do të vazhdojë me procesin demokratik për të legalizuar reformën, e cila tani po shqyrtohet nga autoriteti më i lartë kushtetues i Francës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu