Tre gra dhe një burrë vriten në lokal pas sherrit për pronën

0

ITALI-Të shtëna me armë zjarri në Romë. Një person ka hyrë i armatosur brenda një lokali duke shkaktuar 4 viktima e duke lënë 2 të tjerë në gjendje të rëndë. Sipas asaj që raportohet, në kulmin e një mosmarrëveshjeje gjatë një takimi të bashkëpronësisë, një burrë qëlloi duke vrarë tre gra e duke lënë dhe një tjetër të vdekur.

Lokali ku ndodhi tragjedia ndodhet në verilindje në via Monte Gilberto në zonën e Fidene. Policia dhe katër autoambulanca kanë mbërritur në zonë, raporton Tgcom.

Ende nuk dihen identitetet e viktimave. Dyshohet se autori kishte probleme psikologjike.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu