ELBASAN- Grabitje në bashkinë e Elbasanit. Tre adoleshentë dyshohet se kanë grabitur sende dhe dokumente të ndryshme.
Policia njofton se ‘specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit D. B., 19 vjeç, D. S., 18 vjeç dhe një shtetas 17 vjeç, të tre banues në Elbasan, pasi dyshohet se kanë vjedhur në zyrat e një godine të bashkisë Elbasan, sende dhe dokumente të ndryshme, të cilat u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Ndaj tyre nisi hetimi në gjendje të lirë.