TIRANË– Tre viktima dhe 2 të plagosur! Ky është bilanci i 24-orëve të fundit në kryeqytet nga aksidentet për ditën e sotme. Zona e 21-dhjetorit në Tiranë, e cila është e populluar në çdo orë orë u kthye në një rrugë e cila la pas 3 viktima dhe oficerë policie dhe ambulanca të pranishme. Qytetarët janë bërë dëshmitarë të një vdekje në mes të rrugës dhe aksidenti.
AKSIDENTI I PARË
Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në orën 03:20 të mëngjesit, në zonën e “21 dhjetorit”, dy mjete u përplasën duke sjellë vdekjen e një prej shoferëve dhe pasagjerit. Mjeti “Citoren” me drejtues Emirjan Dokon, 30 vjeç, u fut me shpejtësi dhe me semafor të kuq në kryqëzimin e “21 dhjetorit”, duke marrë para makinën e Luan Cenollarit.
Luan Cenollari dhe pasagjeri Ali Bejo humbën jetën ndërsa Emirjan Doko ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën. Këtij të fundit, policia i ka komunikuar arrestin me burg.
AKSIDENTI I DYTË:
Aktori i humorit, Gaz Paja është aksidentuarnë kryeqytet, tek zona e njohur si “Rruga e Kavajës’, shumë pranë 21 dhjetorit. Në momentin e aksidentit, aktori ishte udhëtuar me motomjetin e tij, por është përplasur nga një makinë. Ai ndodhet në spital duke marrë ndihmë mjekësore për shkak të lëndimeve që mori.
NGJARJA E DYTË:
Një person humbi jetën pikërisht në zonën e 21 dhjetorit në Tiranë paraditën e sotme. ‘JOQ’ ndau pamjet ku shihej mjeti, me derën e hapur dhe me një person i cili u raportua si i pajetë. Në media u bë e ditur se ai kishte pësuar infrakt.