Gjiknuri dhe Balla bëhen bashkë në Elbasan

0

11 nëntori, dita e cila përkujton Clirimin e Elbasanit bëri që për herë të parë drejtuesi politik i qarkut të Elbasanit Damian Gjiknuri dhe paraardhësi i tij në Elbasan Taulant Balla të ishin pjesë e një aktiviteti të përbashkët, pavarësisht aludimeve për hatërmbetje dhe distancim mes tyre. Teksa në Elbasan ka nisur një valë shkarkimesh në nivel drejtuesish , ku zëra pranë partisë bëjnë me dije se janë duke u larguar njerëz të besuar të Ballës, të cilët po zëvëndësohen me të gupimit tjetër asgjë nuk është pranuar nga Gjiknuri dhe Balla, madje ky I fundit ishte dhe më strikt në përgjigjen e tij.

Gjobën e vendosur nga FIFA për kombëtaren Shqiptare për dronin me banerin për Taulant Ballën ,ky I fundit ia ngarkon përgjegjesinë Federatës Kombetëre të Futbollit për mos marrjen e masave gjatë ndeshjes, ndërsa Taulant Balla ishte më I kursyer në përgjigje.

Lidhur me “ngecjen” e Komisionit të reformes zgjedhore Damian Gjiknuri u shpreh se janë të gatshëm të ulen për të adresuar të gjitha çështjet e mbetura apo çështje të tjera që mund të dalin për të përmirësuar legjislacionin zgjedhor.

Në muajin Korrik përfundon mandati I Presidentit Meta dhe Gjiknuri pranon se PS do të jetë e hapur për të marrë edhe propozimet e Partisë Demokratike.

Pyetjes së gazetarëve se si e komenton deklaratën e ish kryeministrit Sali Berisha për tu rikthyer sërish si kryeministër Gjiknuri thotë se kjo është një luftë e brendshme e PD dhe se me Partinë Socialistë ata do të përballen pas 4 vitesh për këtë .

Në ndryshim nga Librazhdi , ku një ditë më parë e majta dhe e djatha e përkujtuan bashkë ditën e Clirimit të qytetit në Elbasan kjo gjë nuk qe e mundur dhe Balla u shpreh se nuk ka informacion nëse bashkia I ka dërguar ftesë opozitës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu