Policia e Tiranës ka arrestuar Klejvis Takun, 28 vjeç, i cili dyshohet se ishte i angazhuar në tregtimin e kokainës në zonat e “Freskut” dhe “Xhamllikut”.
Taku ishte nën vëzhgim nga efektivët e antidrogës për disa kohë.
Arrestimi i tij ndodhi pas informacioneve operative, kur agjentët zbuluan se ai po lëvizte me një sasi të konsiderueshme kokaine.
Gjatë kontrollit, policia gjeti dozat e fshehura nën sediljen e makinës së tij.