Trekëndëshi i dashurisë dhe fundi i “telenovelës”, Wanda thyen heshtjen: E fala…

0

Wanda Nara-Icardi ishte ndoshta “telenovela” që zgjati disa javë, por në fund pati një fund të lumtur. Bashkëshortja e sulmuesit të PSG ka thyer heshtjen dhe ka folur për herë të parë se si e zbuloi tradhëtinë e Icardit me “China” Suarez. “Ishim në piknik, vajzat po shëtisnin mbi kuaj. Unë po flisja me gruan që organizon festat tona në Paris. Ajo më kërkoi foton e vajzës së vogël, që kishte ditëlindjen, për të përgatitur diçka surprizuese për të.

U kujtova se Mauro kishte një foto të bukur në celularin e tij, hyra aty për t’ia nisur personit që po merrej me përgatitjet e ditëlindjes. Aty pashë pamjet e një bisede me një grua shumë të famshme, që tashmë e njihni”.
Wanda Nara tregoi pse e fali Mauro Icardin.”Folëm shumë, më tha të mendoja për familjen, që ishte gabimi i jetës së tij. Mund t’i ndodhë kujtdo, e rëndësishme është që ia dolëm ta ruanim martesën”, – shtoi më tej Wanda Nara.

“Mund të vazhdojmë të jemi bashkë dhe do t’ia filloja sërish me të. Atij i vjen keq dhe unë besoj te kërkim falja. E pashë në sy, ishim vetëm dhe besoj në pendimin e tij… Çdo gjë në jetë ndodh për një arsye, e rëndësishme është dashuria. Të dy patëm mundësinë të zgjidhnim sërish njëri-tjetrin”. Përfundoi Wanda Nara.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu