Treni përplas për vdekje 24-vjeçarin shqiptar në Itali, Policia dyshon se s’është aksidentale

0

I riu i paidentifikuar është përplasur nga një tren në linjën hekurudhore Verona-Padova pranë Caldiero. Vdekja është konstatuar nga mjeku i dërguar në vendin e ngjarjes.
Një aksident në linjën Verona-Padova i ka marrë jetën një të riu shqiptar. I riu shqiptar, i lindur në vitin 1998, kur kalonte shinat, rreth orës 11:20 të ditës së sotme, i riu i paidentifikuar është përplasur nga një tren në linjën hekurudhore Verona-Padova pranë Caldiero. Vdekja është konstatuar nga mjeku i dërguar në vendin e ngjarjes.

Raportohet se viktima është një i ri shqiptar 24-vjeçar, i cili mesa duket është përplasur nga treni teksa tentonte të kalonte shinat.

Trafiku hekurudhor është pezulluar në Caldiero për të lejuar autoritetet kompetente të konstatojnë faktet. Nuk dihet ende nëse ka qenë një aksident apo, një akt vetëvrasje e të riut.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu