Tritol automjetit në Krujë, detajet e para

0

Një sasi eksplozivi është vendosur gjatë natës në një makinë në Krujë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:20, në rrugën “Vrana Konti”.

Sipas policisë, në automjetin tip “Opel Corsa” në përdorim nga shtetasi Elton Kani 25 vjeç, është vendosur një sasi e vogël lëndë plasëse, ku janë shkaktuar vetëm dëme në pjesën e parë të automjetit.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve si dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.