Një shpërthim më tritol është regjistruar dy ditë më parë në zonën e Astirit në Tiranë.
Mësohet se një sasi tritoli i është vendosur makinës së një biznesmeni në këtë zonë.
Autori raoportohet se ka qenë i maskuar.
Si pasojë e shpërthimit është dëmtuar pjesa e përparme e makinës dhe xhamit, por për fat nuk ka dëme në njerëz.
Para hetuesve biznesmeni ka deklaruar se dyshimet i ka për shkak të një borxhi, por pa dhënë emra konkret personash të dyshuar.