Tritol në derën e një banese në Shkodër, nga shpërthimi dëme materiale. Policia kontrollon zonën

0

Një sasi tritoli ka shpërthyer në derën e një banese në Shkodër.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:36, në lagjen “Mark Lula”.

Sipas informacioneve të para, është hedhur një sasi e vogël lëndë plasëse duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë të cilat vijojnë kontrollin në zonë.

Ndërkohë grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet për sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu