Tritol në vetratën e një lokali në Tiranë

0

Në mëngjesin e ditës së sotme ka shpërthyer një lëndë plasëse ne vetratën e një lokali në Tiranë. Si pasojë janë dëmtuar xhamat e vetratës si dhe xhami i një lokali.

Më poshtë njoftimi i plotë i policisë:

Më datë 05.10.2023, rreth orës 10:10, është marrë njoftim se në rrugën “Prokop Mima” dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse në vetratën e lokalit të shtetases Sh. Gj. dhe si pasojë janë dëmtuar xhamat e vetratës, si dhe xhami i një automjeti që ndodhej i parkuar. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu