Triumf në Lojërat Olimpike, gruaja e futbollistit shqiptar fiton medaljen e artë në ski

0

Lara Gut-Behrami, bashkëshorjta e futbollistit me origjinë shqiptare Valon Behrami ka fituar medaljen e artë në Lojërat Olimpike që po zhvillohen në Pekin. 30-vjeçarja arriti kohën më të mirë me 1:13.51 për t’i dhënë fund ecurisë së saj të humbjeve, duke marrë kështu medaljen e parë në këtë garë.

Gut-Behrami kishte përfunduar e katërta në garë në dy Lojërat Olimpike Dimërore të fundit. Çuditërisht për një vend me një origjinë të tillë në këtë sport, asnjë skiator, mashkull apo femër nuk kishte fituar medaljen e artë.

“Nuk kisha fare strategji. Thjesht u përpoqa të bëja ski. Kjo është ajo që ka qenë gjithmonë pak problem në të kaluarën – të mendoj se çfarë të bëj dhe çfarë të bëj më mirë. Tani thjesht përpiqem të bëj ski,” tha ajo.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu