Trixa u rrëfye me lot në sy, Donaldi dënon bullizmin

0

TIRANË– Aktori i humorit Donald Veshaj duket se ka vendosur të reagojë për herë të parë në lidhje me situatën e vështirë që po përjeton Beatrix Ramosaj, këngëtarja me të cilën krijoi lidhje brenda Big Brother VIP që u shpall ‘fajtore’ nga rrjetet sociale për ndërhyrjen në lidhjen e tij me moderatoren Bora Zemani. Në pjesën e parë të emisionit ‘Më lër të flas’, Donald e Romeo Veshaj kanë marrë nën shqyrtim pikërisht këtë gjë ‘Cyber bullying’ (bullizimi në internet) dhe me ironi u përgjigjen komentuesve që ofendojnë pa kriter në rrjetet sociale.

“Unë për ta mund të vdes, pra ky që ka këtë emrin sbcfdess_ddsdcd54 më uron që të vdes, ky do të ishte shumë i lumtur që një djalë i ri vetëm 26 vjeç si unë do të vdiste?”- thotë Donaldi.

Ai lexon edhe shumë më shumë komente të tjera në emision, por thelbi është një, kundërshton bullizimin. Siç duket, për herë të parë, edhe pse jo në mënyrë të drejtpërdrejtë, Donaldi ka marrë përsipër të bëjë diçka për Trixën, pozitive. Këngëtarja tashmë gëzon mbështetjen e shumë personazheve publikë, pasi me lot në sy rrëfeu se po kalonte një periudhë shumë të vështirë pas komenteve ‘bombarduese’ që po i bëheshin në rrjetet sociale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu