UKRAINË- Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko po u kërkon qytetarëve që të qëndrojnë brenda nga e diela në të hënë rreth Ditës vjetore të Fitores së Rusisë, pasi zyrtarët perëndimorë kanë paralajmëruar se presidenti rus Vladimir Putin mund t’i shpallë zyrtarisht luftë Ukrainës më 9 maj, një ditë simbolike për Rusinë. CNN shkruan se Klitschko po vendos një shtetrrethim në kryeqytetin ukrainas të dielën dhe të hënën dhe ngjarjet nuk do të zhvillohen, sipas postimeve të tij në mediat sociale. Ai tha se do të ketë patrullim të zgjeruar në qytet.
“Nëse dikush dëshiron të shkojë të shtrojë lule, mund ta bëjë këtë privatisht… Kushtojini vëmendje dhe ndiqni rregullat e sigurisë gjatë luftës. Unë gjithashtu ju kërkoj që të mos i injoroni sinjalet e alarmit ajror dhe të mbuloheni menjëherë. Në ditët në vijim, ka një gjasë të lartë për granatime me raketa në të gjitha rajonet e Ukrainës. Jini të vetëdijshëm dhe kujdesuni për sigurinë tuaj!“, tha Klitschko.