Trondit Artan Hoxha: Nuredin Dumani ka treguar vrasjen e vëllait të deputetit të PS! Porosinë e ka dhënë Ilir Meta

0

Gazetari Artan Hoxha ka zbardhur një dëshmi tronditëse të Nuredin Dumanit, i penduari i drejtësisë që është zbërthyer për vrasjet më të bujshme në Shqipëri. Ai tha se sipas Dumanit, Ilir Meta ka porositur vrasjen e vëllait të një deputetit të PS.

Ngjarja për të cilën flet gazetari dhe e dëshmuar nga Nuredin Dumani para SPAK, lidhet me ekzekutimin mafioz në derën e shtëpisë së Aleksandër Ndokës, vëllai i ish-deputetit të PS Arben Ndoka.

“Një nga tre politikanët më të rëndësishëm që janë sot, gjatë një fushate ka porositur një vrasje. Bëhet fjalë për një ngjarje që ka ndodhur në vitin 2017, pas fushatës elektorale. Konflikti ka nisur gjatë fushatës në Qarkun e Lezhës, gjatë kohës që bëheshin takime. Pas fushatës ka ndodhur vrasja e një përfaqësues i mazhorancës. Është vrasje pa autor.

Sipas Dumanit, kjo vrasje është porositur nga një politikan i rëndësishëm. Është vrarë vëllai i një deputeti të mazhorancës. Këto janë gjëra që duhen verifikuar. Sipas Dumanit, Ilir Meta ka porositur vrasjen e vëllait të një deputeti në Lezhës.

Nuredini thotë se me personat që janë marrë me ngjarjen unë kam pasur njohje. Ai ak dhënë dëshmi. Puna është si do verifikohet. Kjo është shumë e rëndë po të ketë ndodhur. Por fakt është që Sandër Ndoka është vrarë në derën e shtëpisë”, u shpreh Artan Hoxha në Opinion.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu