Tronditëse! 9-vjeçarja vdes nga infeksioni që i shkaktuan morrat, e ëma: Nuk e çova në spital sepse kisha turp

0

Një rast i rëndë abuzim,i që ka përfunduar në mënyrë tragjike për një 9-vjeçare është zbuluar në SHBA.

Sandra Kraykovich, 38 vjeç dhe Elizabeth Kraykovich, 64 vjeç, përkatësisht nëna dhe gjyshja e të miturës janë arrestuar pasi vogëlushja u gjet pajetë dhe me fytyrën e mbuluar nga morrat në Arrizona. Ato akuzohen për neglizhencë dhe abuzim ndaj të miturës, që solli dhe vdekjen e saj.

Sipas autopsisë, vajza kishte vdekur nga anemia, pas një infeksion i shkaktuar nga morrat i përkeqësoi gjendjen. Po ashtu ajo ishte e kequshqyer dhe në trup kishte shenja dhune.

Një nga vëllezërit më të mëdhenj të 9-vjeçares tregoi se nëna e saj kishte tentuar t’ia largonte infeksionin duke përdorur ‘gargare’, ndërsa kishte refuzuar në çdo rast trajtimin mjekësor.

38-vjeçarja dëshmoi para policisë se e bija ishte që prej muajit mars e sëmurë me temperaturë, të vjella, dhimbje koke dhe vështirësi në frymëmarrje, ndërsa u justifikua se nuk e çoi në spital sepse i vinte turp që vajza kishte morra.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu