Tronditëse/Influencuesja dënohet për dhunën ndaj fëmijëve

0

Ruby Franke, 41 vjeç, influencuese e njohur në YouTube, u akuzua për torturat që u bënte fëmijëve të saj, dy prej tyre, 9 dhe 12 vjeç. Ajo u shpall fajtore të hënën në gjykatën e Utah, për kryerjen e një sërë abuzimesh ndaj fmëijëve.

Franke ka pranuar akuzat dhe dhunën mizore ndaj të miturve, duke u shprehur: “Me pendesën më të thellë dhe trishtimin më të madh për familjen dhe fëmijët e mi, jam fajtore”. Gjykimi për të do të jepet më 20 shkurt 2024.

Ruby u përball me 6 akuza për dhunë ndaj fëmijëve dhe ka pranuar 4 prej tyre. Arrestimi i saj u bë i mundur, pasi një prej djemve, 12 vjeç, u arratis nga dritarja e shtëpisë së tyre dhe shkoi te një fqinj për të kërkuar ujë dhe ushqim. Fqinji lajmëroi autoritetet, të cilët arrestuan të ëmën. Djali kishte në këmbë pjesë të mbetura ngjitësi, ishte i uritur dhe kishte etje.

Djali u shtrua në spital dhe pas kërkimeve, u gjet edhe e bija e saj, 10 vjeç, në gjendje të keqe. Katër prej fëmijëve të saj janë nën 18 vjeç dhe janë marrë në kujdestari nga shteti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu