Tronditëse në Bosnje! Vrasësi serial u merr jetën 3 personave “live” në Instagram

0

Një ngjarje makabre ka ndodhur këtë të premte në Bosnje. Tre persona janë konfirmuar të vdekur dhe disa të tjerë të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në qytetin boshnjak Gradacac.

Nermin Sulejmanoviç, një vrasës serial i mori jetën gruas së tij dhe krimin e transmetoi drejtpërdrejt në Instagram.

Ai nuk u ndal me kaq dhe vazhdoi aktin e tij gjakatar, duke vrarë dy persona të tjerë dhe duke lënë disa të plagosur.

Pas kësaj, ai hyri sërish live në Instagram, nga një vend i panjohur. Aty foli për mënyrën se si i ka kryer vrasjet.

Nga autoritete boshnjak nisi një operacion i gjerë policor dhe siç mësohet nga mediat atje, autori më pas ka vrarë veten para syve të policisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu