Tronditëse në Rinas! 2-vjeçari holandez bie nga kati i tretë i hotelit

0

Një ngjarje e rëndë është shënuar në një hotel në Rinas, ku një fëmijë 2-vjeçar, holandez, ka rënë aksidentalisht nga kati i tretë i një hoteli pranë kësaj zone.

Fëmija ndodhej në hotel me familjen e tij kur ndodhi ngjarja, e cila dyshohet të ketë qenë aksidentale. Fatmirësisht, fëmija ka mbijetuar dhe vijon të jetë nën kujdesin e mjekëve.

“Më datë 22.05.2025, ka rënë aksidentalisht nga kati i tretë i hotelit në Rinas, ku qëndronte së bashku me prindërit, një 2-vjeçar holandez. Aktualisht, 2-vjeçari është në kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e policisë.