Tronditet sërish Himara/ Gjendet i vdekur berberi. Emri

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të ditës së djeshme, ku një 43 vjeçar i quajtur Bujar Çela është gjetur i pajetë brenda ambientit të punës së tij. Ai punonte si berber në Himarë. Në momentin që është gjetur i pajetë është lajmëruar policia. Sipas burimeve nga policia, është dashur ndërhyrja e bluve për të thyer xhamat e për të hyrë brenda saj. Ai është gjetur i pajetë brenda berberanës dhe motori i tij ka qenë i ndezur. Nga burimet është raportuar si vdekje aksidentale teksa nuk ka një njoftim zyrtar nga ana e bluve deri më tani.

Burime jozyrtare bëjnë me dije se 43-vjeçari mund të ketë harruar motorin ndezur natën, e më pas ndotja ka shkaktuar asfiksim të tij. Ai ka pasur dhe një dhomë tek berberana, ku flinte. Familjarët e tij i ka në Librazhd dhe jetonte i vetëm aty. Ditën e sotme është dërguar në banesën e fundit në Librazhd. Policia e Vlorës pritet të bëjë një komunikatë një ditë pas ngjarjes teksa duket e paqartë pasi burime policore thonë se personi është gjetur në tualet, nga rrëshqitja ka goditur kokën dhe gjeti vdekjen. Pra ka dy versione, berberi mund të ketë humbur jetën nga asfiksimi dhe versioni tjetër eshtë se 43-vjeçari është rrëzuar e si pasojë ka humbur jetën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu