Një mjet i tipit “Benz” është ndaluar nga Policia rrugore dhe Forcat e posaçme”Shqiponja” , të cilët gjatë kontrollit zbuluan që drejtuesi i mjetit A.M, lëvizte duke përdorur lejedrejtimi të falsifikuar.
Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Laçit.
Gjatë kontrollit të dokumentacionit nga Policia Rrugore, ky shtetas ka paraqitur një leje drejtimi të falsifikuar. Forcat e Pocaçme “Shqiponja” ka vijuar kontrollin brenda në automjet, ku kanë gjetur dhe sekuestruar një armë të ftohtë (thikë).
Në vijim të veprimeve, specialistët e Hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. M., 39 vjeç, banues në Kurbin, për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”, “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta ”
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.
Hyni
Mirë se vini! Hyni në llogarinë tuaj
Forgot your password? Get help
Shërim fjalëkalimin
Rikupero fjalëkalimin
Një fjalëkalim do t'ju dërgohet në email





