Tronditet sërish Kosova/ Burri dhunon gruan shtatzënë, ajo detyrohet të lindë para kohe

0

Një tjetër ngjarje tronditëse ka ndodhur në Kosovë, ku një grua shtatzënë është dhunuar nga bashkëshorti i saj.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në Prishtinë, teksa për shkak të dhunës, gruaja ka lindur foshnjën e saj para kohe. Rasti i dhunës është zbuluar vetëm pasi gruaja është paraqitur në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës me shenja dhune të rënda.

Drejtori i Gjinekologjisë, Zef Ndrejaj konfirmoi se Policia e Kosovës është lajmëruar nga personeli i Klinikës, pasi që kanë parë shenjat e dhunës. Sipas drejtorit, gjendja e nënës dhe foshnjës që vazhdojnë të jenë në klinikë, është stabile.

“Pacientja është pranuar të dielën dhe ka lindur menjëherë. Ka qenë e dhunuar, fizikisht e maltretuar. Është lajmëruar menjëherë policia prej personelit, kanë ardhë, kanë qëndru me të derisa është kry lindja.

Pacientja ka nevojë për ekzaminime shtesë, ka dhimbje të kokës, e ka kërkuar neurologu një CT të kokës. Në përgjithësi është mirë. Edhe foshnja është mirë, është pak para kohës, mirëpo jemi në përcjellje”, tha ai



PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu