Tronditet Shkodra, dy shpërthime të fuqishme gjatë natës

0

Nga Emi Kalaja, Shkodër

Dy shpërthime të fuqishme kanë ndodhur gjatë natës në Shkodër.

Objekti i parë ku ndodhi shpërthimi është në zonën e Pedonales, afër Prefekturës së Shkodrës. Mësohet se ky objekt është në pronësi të ish-kandidatit për Kryetar Bashkie, Xhemal Bushati.

Ndërsa shpërthimi i dytë është vendosur në një nga linjat e supermarketeve. Ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si ‘Rruga e Gjërë’, pranë stadiumit.

Shpërthimet kanë ndodhur në një hark kohor brenda 10 minutash.

Shpërthimi i parë është dëgjuar rreth orës 02:20 dhe vetem pas 10 minutash është dëgjuar tjetri.

Raportohet vetëm për dëme materiale. Policia dhe grupi hetimor po punojnë për identifikimin e autorëve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu