Trump e dëboi nga Shtëpia e Bardhë, Mbreti Charls III pret nesër në takim presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky

0

SHBA – Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky do të takohet me mbretin Charles III, raporton BBC. Bëhet me dije se takimi vjen me kërkesë të qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar.

Më herët, zëdhënësi i tij Sergiy Nykyforov deklaroi “Ne jemi në Londër”. Ai shtoi se Zelensky do të takohet me Starmer në orën 17:15, të shtunën dhe më pas me mbretin Charles III dhe një grup aleatësh evropianë të dielën.

Takimet e Zelenskyt, vijnë një ditë pas tensioneve të regjistruara në Shtëpinë e Bardhë mes tij dhe presidentit amerikan Donald Trump. Takimi u shoqërua me përplasje verbale mes palëve, derisa Trump urdhëroi largimin e menjëhershëm të ukrainasve nga Shtëpia e Bardhë. Takimi solli dhe reagime të ndryshme në rrjet nga liderët europianë të cilët përgjithësisht shprehën përkrahje ndaj Zelenskyt.