SHBA- Presidenti Donald Trump vlerësoi Elon Musk në Zyrën Ovale, ndërsa bashkëpunëtori i tij largohet nga roli i tij në DOGE, Departamentin e Efikasitetit të Qeverisë. Trump theksoi se Elon nuk do të largohet plotësisht pasi ai do të vijë e do të shkojë, sepse DOGE është fëmija i tij.
Sipas tij Musk bëri një punë fantastike. Trump tha gjithashtu se Musk është një nga reformatorët më të mëdhenj në biznes dhe ekonomi.
“Së bashku zbatuam një program gjithëpërfshirës që ndryshoi rrënjësisht mënyrën se si funksionon shteti,” shtoi Trump, duke vënë në dukje se ndryshimet ndonjëherë kërkojnë shumë kohë për t’u përfunduar dhe për të sjellë rezultate.
Trump i dha Elon Musk-ut një dhuratë e cila ishte një çelës i artë brenda një kutie druri. Pastaj Musk mori fjalën, i veshur me një bluzë ku shkruhej “Dogefather” në stilin e “Godfather”. Ai theksoi se ky nuk është fundi i DOGE-it, shërbimi që ka bërë një punë të jashtëzakonshme dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë vetëm sa do të bëhet më i fortë.