Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një deklaratë tjetër të fortë, teksa thotë se SHBA po e humbet durimin me Iranin.
Në rrjetin e tij social “Truth”, Trump shkruan se SHBA është në dijeni të vendit ku ndodhet Ali Khamenei, por se nuk kanë në plan ta vrasin, të paktën për momentin.
Menjëherë pas këtij postimi, Trump ka shkruar “Dorëzim pa kusht”. Më herët ai tha se SHBA e ka nën kontroll të gjithë hapësirën ajrore të Iranit.
Reagimi i Trump:
Ne e dimë saktësisht se ku fshihet i ashtuquajturi “Udhëheqës Suprem”. Ai është një shënjestër e lehtë, por është i sigurt atje – Nuk do ta vrasim!, të paktën jo për momentin. Por nuk duam që raketat të qëllohen drejt civilëve apo ushtarëve amerikanë. Durimi ynë po mbaron. Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje!