SHBA- Kamala Harris ka mbajtur tubimin e radhës elektoral në Charlotte të Karolinës së Veriut. Ajo u ngjit në skenë nën përcjelljen e këngës “Freedom” të Beyonce kolona zanore e fushatës së saj dhe brohoritjeve të fuqishme të turmave. Ajo u përpoq që të qetësojë audiencën e zhurmshme, duke thënë se mirë, kemi pak punë për të bërë. A do ta bëjmë këtë Karolina e Veriut.
“Mendoj se i detyrohemi votuesve që të kemi një debat tjetër”, tha Kamala Harris.
Harris reagoi në këtë formë pasi republikani, Donald Trump përjashtoi mundësinë e një debati të ri presidencial. Demokratja u tha mbështetësve se do të jetë presidente për të gjithë amerikanët një frazë që ajo e ka përsëritur gjatë gjithë fushatës së saj.