Detaje të reja kanë dalë në dritë nga aksidenti i rëndë rrugor me pasojë vdekjen e një të riu, i ndodhur në orët e para të mëngjesit në Vlorë.
I riu po drejtonte me një automjet me targa AB009GN dhe është përplasur me barrierat anësore të rrugës. Ai është gjetur pa shenja jete 30 metra larg nga pika e goditjes.
Ndërkohë, burime bëjnë me dije se nga këqyrja e vendit të ngjarjes, analizimi i perimetrit, pika e goditjes dhe pozicioni përfundimtar i mjetit, dyshohet se automjeti ka qenë duke lëvizur me një shpejtësi tepër të lartë, që mund të ketë arritur mbi 200 km/h.





