Truprojë e një të shumëkërkuari, ulet në detyrë efektivi i RENEA-s, transferohet në komisariat periferik

0

Ende nuk dihet identiteti i efektivit apo i të shumëkërkuarit të cilit i ka ‘shërbyer’ ai.

Një tjetër efektiv policie është ulur në detyrë dhe është transferuar në një komisariat periferik të vendit pasi dyshohet se ishte kthyer në truprojën e një të shumëkërkuari. Gazetari Elton Qyno raporton për OraNews se bëhet fjalë për një efektiv të forcave RENEA, që akuzohet se ka pasur kontakte të papërshtashme me një tjetër personazh të botës së krimit. Ende nuk dihet identiteti i efektivit apo i të shumëkërkuarit të cilit i ka ‘shërbyer’ ai.

“Bëhet fjalë për dy persona. Për Jeton Lamin është marrë masa arrest me burg, ndërsa për efektin e RENEA-s është marrë masa e transferimit dhe uljes në detyrë duke e çuar në një pozicion periferik në një komisariat të vendit. Ai dyshohet se ishte kthyer në truprojen e një të shumëkërkuari,”- tha Elton Qyno.

Ky është efektivi i dytë që akuzohet për kontakte me persona të papërshtatshëm pas Jeton Lamit që u vu në pranga. Lami është arrestuar një natë më parë dhe Gjykata e Kurbinit ka lënë në masën ‘arrest me burg’. Ai akuzohet se ka pasur kontakte dhe shoqëri me Ervis Martinajn dhe e ka ndihmuar të arratisej, pasi u shpall në kërkim nga operacioni “Plumbi i artë”. Për herë të fundit, bashkë janë filmuar më 7 gusht në dy ambiente të ndryshme, në Durrës dhe Tiranë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu