Tundi bijën jashtë dritares, nëna lëshon 3-vjeçaren drejt vdekjes

0

Një nënë është ndaluar si e dyshuar për vrasjen e bijës së saj tre-vjeçare në Rusi, pasi e kishte tundur nga ballkoni i katit të gjashtë si dënim për të qarët e saj, dhe më pas e kishte lëshuar aksidentalisht drejt vdekjes.

Fëmija e quajtur Anastasia, dëgjohet në disa pamje video që lutet ‘Mama, kam frikë!’ dhe më pas ‘kam frikë, kam frikë…..” para se të bjerë nga rreth 20 metra drejt vdekjes së saj.

Nëna 23 vjeçare Anna Ruzankina, shihet më pas në kamerat e sigurisë duke shtuar për të marrë të bijën e vdekur, duke e mbajtur në ashensor për ta kthyer në apartamentin e familjes në katin e gjashtë në Saratov, shkruan rrjeti vendas Life News.

Ajo më pas e tund fëmijën e pajetë duke u përpjekur ta ringjallë.

Dëshmitarë thanë se nëna e kishte mbajtur të bijën që ulërinte nga bluza, në pragun e ballkonit.

Bluza ishte grisur nga pesha dhe bebja ra 20 metra poshtë në beton.

Të tjera raportime thonin se incidenti ndodhi pasi Ruzankina ishte kthyer nga një natë me miqtë dhe kishte konsumuar pije alkoolike.

Një kalimtar mashkull – i cili shihet në video – tha se kishte dëgjuar ulërimat e forta të fëmijës, dhe më pas një zhurmë të mbytur rënieje.

“Aty ulërimat mbaruan”, shtoi ai.

Fqinjët thanë se më pas nëna përpiqej të justifikohej se fëmija ishte ngjitur vetë në parmakun e ballkonit, duke thënë: “I thashë se do të binte”.

Ruzankina është ndaluar si e dyshuar për vrasjen e një të mituri dhe përballet me 21 vjet burg nëse shpallet fajtore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu