Turistët nga Mbretëria e Bashkuar surprizohen nga mrekullitë e Elbasanit

0
Screenshot

 

Fluksi i grupeve të turistëve të huaj këtë fillim Pranvere në Elbasan vwrehet tw jetë i lartë .Pothuajse çdo ditë qyteti dhe disa prej destinacioneve më të rëndësishme të këtij rajoni po vizitohen nga grupe të mëdha turistësh nga vende të ndryshme të Europës dhe nga e gjithë Bota. Gjatë këtyre ditëve Elbasanin e kanë vizituar grupe turistësh edhe nga SHBA ,Kanada e Australia ,por peshën kryesore të vizitorëve e mbajnë turistët nga Europa.Këtë javë dominojnë grupet nga nga Mbetëria e Bashkuar .Pjesa më e madhe e pjestarëve të këtyre grupeve vijnë për herë të parë në Shqipëri.Shprehen se kanë dëgjuar shumë për Shqipërinë dhe për destinacionet turistike të vendit tonë .

Vij për herë të parë dhe jam shumë e lumtur dhe e kënaqur që jam në Shqipëri si turiste Do qëndrojmë 11 ditë në këtë vënd me bukuri përrallore.Sot është dita e tretë që ndodhemi në Shqipëri.Kemi vizituar deri tani vetëm Tiranën dhe Elbasanin .Do të shkojmë kudo.Mezi pres të eksploroj pjesën tjetër të Shqipërisë.Jam e interesuar të mësoj për gjithçka rreth historisë dhe kulturës së këtij vendi mjaft interesant .Kisha dëgjuar për Shqipërinë dhe që në vitin 2020 kisha planifikuar ta vizitoja por pandemia dhe periudha e gjatë e Covid u bë pengesë atëherë.Jam shumë e suprizuar dhe e kënaqur me ato çfarë kam parë deri tani dhe shpresoj që të vizitoj sa më tepër destinacione turistike të Shqipërisë sidomos bregdetin , por edhe Alpet dhe Veriun “.

Edhe për mua është hera e parë që vij në Shqipëri dhe në Ballkan tregon një tjetër turist po nga Mbretëria e Bashkuar.Kam impresione jashtëzakonisht të mira. dhe surpriza edhe më bukura pres në ditët në vazhdim gjatë vizitës nëpër Shqipëri .Unë vij nga Mbretëria e Bashkuar ku reputacioni i shqiptarëve ka qenë ai që e dimë të gjithë.Mendova ta vizitoja dhe eksploroja Shqipërinë dhe ti njoh nga afër shqiptarët .Kur zbritëm në aeroport i cili po rikonstruktohej dhe që po zgjerohet nuk është se u ndjeva mirë fillimisht, por kur mbërritëm në Tiranë u surprizova me sheshin kryesor të kryeqytetit , me kulturën e njerëzve .Do vizitojmë edhe Pogradecin,Korçën ,Gjirokastrën Butrintin,Sarandën ,gjithë vijën bregdetare ,rivierën shqiptare dhe padyshim edhe Durrësin e Krujën”.

Fluksi i turistëve nga Mbretëria e Bashkuar në Shqipëri ka njohur një rritje të qëndrueshme gjatë viteve të fundit duke bërë që ky segment të jetë një nga tregjet kryesore për turizmin shqiptar./Infoweb Media