Qato tha gjithashtu se trendi i aksidenteve në Shqipëri është drejt uljes e po shkon drejt mesatares së Evropës, por strukturat sërish nuk janë të kënaqura. Qëllimi i tyre është të shkojnë drejt zeros.
Ardhja e turistëve të huaj në Shqipëri dhe udhëtimi i qytetarëve vendas drejt Jugut ka bërë që akset e shumta rrugore të rëndohen nga trafiku. Drejtori i Policisë Rrugore, Altin Qato doli në një deklaratë për mediat ku shpejgoi se policia ka marrë masa për mbarëvajtjen e sezonit turistik. Qato tha se janë identifikuar ‘njollat e zeza’, pikat ku ka më shumëaksidente dhe ato që bllokohen nga trafiku i rënduar. Sipas tij, këto pika do të mbahen në monitorim për të shmangur trafikun e rënduar e aksidentet. Qato tha gjithashtu se trendi i aksidenteve në Shqipëri është drejt uljes e po shkon drejt mesatares së Evropës, por strukturat sërish nuk janë të kënaqura. Qëllimi i tyre është të shkojnë drejt zeros.
“Dihet që fluski është shumë i shtuar në këtë periudhë. Jo pa qëllim jemi në këtë aks rrugor që është i ngarkuar për shkak të fluksit të madh të mjeteve. Policia Rrugore ka bërë një plan që do ta vërë në zbatim deri më 15 shtator. Kemi rritur gatishmërinë dhe kemi maksimizuar forcat e gatshme. Qëllimi është të kemi një trafik të monitorueshëm dhe të shmangim aksidentet rrugore. Gjithashtu duam tu krijojmë kushte sa më të mira turistëve që na vizitojnë. Jo më larg se dje ishim me të gjithë partnerët dhe vumë re që ka një angazhim të jashtëzakonshëm të të gjitha strukturave. Jemi në trend në ulje, drejt mesatares së Bashkimit Evropian përsa i përket aksidenteve. Policia ka shtuar prezencën e vet, mjetet që shërbejnë për identifikimin e shkeljeve. Nuk e themi asnjëherë me kënaqësi numrin e masave të marra, por këto mjete kanë për qëllim identifikimin e tyre.ajo që duam ne është ndërgjegjësimi i qytetarëve, ndaj ju falenderojmë dhe ju mediave që transmetoni deklaratat e policisë. Njëkohësisht përveç punës sensibilizuese, policia përdor të gjitha mjetet që ka në dispozicion për të ndëshkuar shkelësit e ligjit. Kemi rritur monitorimin, kemi një flotë të gjerë mjetesh. E përmenda që kemi një ulje të ndjeshme në numrin e aksidenteve. Por prapë nuk jemi të kënaqur, pasi duam të shkojmë në zero. Ne kemi identifikuar ‘njollat e zeza’ për ngjarjes aksidentale, por edhe ato ku ka rëndesë trafiku,”- tha Qato ndër të tjera.