Turistja sllovake mbytet te Shkëmbi i Kavajës, çfarë thotë policia

0

Një ngjarje tragjike ndodhi këtë të hënë në plazhin pranë zonës së Shkëmbit të Kavajës, ku një turiste sllovake humbi jetën si pasojë e mbytjes.

Ende nuk janë të qarta rrethanat e sakta të ngjarjes, por policia bën me dije se turistja 79-vjeçare është mbytur aksidentalisht.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 19:30, në zonën e Shkëmbit të Kavajës, gjatë larjes në det, u mbyt aksidentalisht shtetasja M.R., 79 vjeçe, banore e Sllovakisë.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të mbytjes.