Turizmi shoqërohet me trafik të rënduar në Lezhë, rrugët të ngushta dhe pa standarde

0

Largimi i pushuesve nga bregdeti i Shëngjinit është shoqëruar me trafik të rënduar gjatë pasdites së kësaj të diele.

Segmenti rrugor nga Shëngjini në Milot dhe Balldren Milot është përballur me fluks të lartë automjetesh.

Trafiku i rënduar ka nisur që prej orës 17:00 dhe pritet të vijojë deri në orët e mbrëmjes.

Kjo situatë pritet t’i shoqërojë rrugët e Lezhës edhe gjatë këtij sezoni turistik, pasi rrugët e ngushta dhe pa standarde nuk e përballojnë fluksin e lartë të automjeteve që pritet të jetë gjithnjë në rritje.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu