Festë në Parkun e Shebenikut /15-vjetori mes vizitorëve vendas e të huaj

0

Parku Kombëtar i Shebenikut bëri 15 vite dhe ashtu siç i takon në këtë përvjetor mblodhi plot vizitorë vendas e të huaj të cilët shijuan bukuritë natyrore të kësaj zone. “Është hera e gjashtë që vij këtu. Shebeniku është një park i mrekullueshëm. Komunitetet jetojnë këtu dhe kjo duhet të vazhdojë të jetë e tillë. Është një park i mrekullueshëm ku në shumë zona mund të bësh ngjitje. Janë pikërisht komunitetet që i bashkojnë këto parqe në më të mirën e tyre. Shumë turistë tashmë e vizitojnë këtë park. Ne duhet vetëm të jemi të sigurt që ata të vizitojnë vendet e duhura, të mos ta shkatërrojnë parkun, port a shijojnë atë.“- tha turisti i huaj.

Sakaq edhe vendasit shprehen të mrekulluar me resurset që ofron Parku Kombëtar i Shebenikut. Me këtë rast fermer të zonës ekspozuan produktet e tyre bujqësore e blektorale, ndërsa nuk munguan edhe momentet ritmike nën tingujt e muzikës tradicionale.

Prej 1 dekade e gjysëm pushteti lokal organizon festën lokale për të promovuar resurset e zonës.

Infoweb Media!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu